Mungesë shoferësh kamioni, ngec qarkullimi i mallrave

Për shkak të koronavirusit, shumë kamionë me mallra janë bllokuar në kufirin polak. Kjo situatë ka ngjallur pakënaqësi në Bruksel, që ka reaguar duke thënë se tregu unik duhet të vazhdojë të funksionojë. “Kam bërë disa telefonata me kryeministrin polak. Ishte kënaqësi të dëgjoja kur u tha shteteve anëtare se po punojnë për të siguruar që të ruhet një korridor i hapur për të gjithë kamionët e mallrave”, tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen njoftoi në fillim të kësaj jave se do të mbahen disa korridore transporti që do të garantojnë qarkullimin e mallrave, sidomos të pajisjeve mjekësore bazë. Polonia është vetëm një nga 12 shtetet që kanë vendosur postblloqe në kufi për të bërë kontrolle.

Bashkimi Europian mbylli kufijtë e jashtëm për t’u siguruar që mallrat bazë do të mbeteshin brenda vendit, dhe që njerëzit të vazhdonin të qarkullonin. Ka shqetësime se shoferët e kamionëve mund të jenë mbyllur në shtëpi për shkak të coronavirusit, dhe të krijojnë një mungesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?