FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nacionalisti: Rusia ka “kulturë lufte” por kush sundon botën? Vetëm lufta vendos

 

Rusia ka një “kulturë të luftës” dhe është duke u përgatitur për një konflikt global me Perëndimin, ka thënë një politikan nga Moska.

Stepan Zotov, i cili është pjesë e Partisë së Mëmëdheut, ka folur për konfliktin, si pjesë e “edukimit patriotik ushtarak”. Zotov, i cili është besnik ndaj Kremlinit, ka pranuar se vendi po përgatitet për luftë me Perëndimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai për një program politik në BBC, ka pohuar se: “Absolutisht që ne jemi të përgatitur për konfrontim me Perëndimin, por ka edhe një konfrontim me kulturën dhe informacionin. Kjo frymë prej luftëtari është një nga pjesët kryesore të civilizimit rus”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rusia gjithashtu pohoi ai, ka “një kulturë të heronjve dhe luftëtarëve. Kjo është një kulturë e luftës, nëse na pëlqen apo jo”.

Ai shtoi më tej se:”Sigurisht që është e mundur për një konflikt me Perëndimin. Shikoni Ukrainën, aty është një konflikt midis Rusisë një Perëndimit. Ushtria ukrainase ka marrëveshje perëndimore, armë perëndimore dhe ideologji perëndimore”.

Alexander Dugin, pjesë e Lëvizjes Euroazisë, pretendon se Rusia është një qytetërim unik. Ai tha se: “Në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk duan të fillojnë një luftë, ju duhet të dini se Shtetet e Bashkuara nuk janë më një mjeshtër i veçantë”.

Dhe me situatën në Siri dhe Ukrainë, Rusia thotë se:”Jo ju nuk jeni më bosi. Kjo është pyetja se kush sundon botën. Vetëm lufta mund të vendosë me të vërtetë”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?