Nafta ”pushton” brigjet e Izraelit, ministrja: Vepër e Iranit

Prej dy javësh, brigjet izraelite kanë pësuar dëme të mëdha nga një sasi ende e papërcaktuar nafte që po rrezikon seriozisht ekosistemin e atij vendi. Ministrja e Mjedisit, Gila Gamliel, ka drejtuar gishtin drejt një objektivi konkret, pikërisht “rivalët” e Iranit.

Sipas saj, nafta vjen nga një anije e quajtur Emerald, me flamur të Panamasë, që deri në dhjetor i përkiste një shoqërie të Libanit. Naftëmbajtësja, sipas burimeve të ministres, është nisur pikërisht nga Irani, ka ndaluar në Oman dhe pas kalimit të Suezit i është drejtuar Turqisë.

Anija ka ndërprerë çdo komunikim, dhe në afërsi të brigjeve izraelite ka shkarkuar mijëra tonelata naftë. Ministrja pranoi se nuk ka prova të qarta që lidhin anijen me regjimin iranian, edhe pse të gjitha hetimet, sipas saj, çojnë në atë drejtim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?