NATO-ja kërkon:“Të blindojmë kufirin me Rusinë”
NATO-ja pritet tu kërkojë aleatëve këtë të mërkurë të kontribojnë me sasinë më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë për të rrethuar kufijtë me Rusisë , ndërkohë që aleanca përgatitet për një tension të zgjatur me Moskën.
Pasi aeroplanmbajtësja ruse shkoi për në Siri duke kaluar përgjatë brigjeve të Evropës,në një “shfaqje fuqie”, udhëheqësit e NATO-s do të dërgojnë forca shtesë në shtetet baltike dhe Poloninë lindore në fillimin e vitit të ardhshëm.
Shtetet e Bashkuara shpresojnë për angazhime të detyrueshme nga Evropa që të plotësojnë katër grupe luftarake me 4.000 trupa, thotë “Reuters”.
Franca, Danimarka, Italia dhe aleatët e tjerë pritet të bashkohen me të katër grupet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania dhe Kanadaja për të shkuar në Poloni, Lituani, Estoni dhe Letoni, me forcat që variojnë nga këmbësoria e blinduar deri tek dronët.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se këto masa do të jenë “një demonstrim i qartë i lidhjes sonë transatlantike.raporton syri.net. ” Diplomatët thane se do të dërgojnë një mesazh për kandidatin republikan për president, Donald Trump, i cili është ankuar se aleatët evropianë nuk paguajnë për anëtarësimin në aleancë.
KOHA JONË SONDAZH

