Ndërron jetë diktatori që sundoi Egjiptin për 30 vite
Hosni Mubarak, presidenti i Egjiptit për gati 30 vite, ka ndërruar jetë në 91-vjeçare në një spital të Kajros.
Mubarak shërbeu si presidenti i Egjiptit duke filluar nga viti 1981 deri në largimin e tij në atë që u bë i njohur si revolucioni i Pranverës Arabe. Mubarak la pas një trashëgimi të ndërlikuar. Sundimi i Mubarak u karakterizua pjesërisht nga korrupsioni, brutaliteti policor, shtypja politike dhe problemet ekonomike.
Ai u shpall fajtor si bashkëpunëtor në vrasjen e protestuesve gjatë revolucionit. Vendimi i gjykatës më pas u rrëzua dhe u lirua nga burgu në mars të vitit 2017.
Gjatë viteve në pushtet Mubarak konsiderohej si i pathyeshëm. Ai i mbijetoi disa atentateve dhe qëndroi në detyrë më shumë se kushdo, madje dhe se Muhamed Ali Pasha, themeluesi i shtetit egjiptian modern.
KOHA JONË SONDAZH

