Ndërtimi i murit me Meksikën, gjykata bllokon fondet

Bllokohen planet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të përdorur fondet e departamentit të mbrojtjes për ndërtimin e murit në kufirin jugor. Vendimi është marrë nga një gjykatë në Kaliforni. Gjykatësi Haywood Gilliam tha se fondet e departamentit të mbrojtjes nuk mund të disbursohen pa aprovimin e Kongresit. Vendimi do të pezullojë ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën. Megjithatë kjo mund të jetë e përkohshme, pasi administrata Trump mund të përdorë fonde nga burime të tjera. Ndërtimi i murit nisi pasi presidenti amerikan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin jugor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?