Ndodh edhe kjo! Kompania AstraZeneca ndërron emrin e vaksinës
Kompania farmaceutike britaniko-suedeze ka riemërtuar vaksinën e saj, edhe pse AstraZeneca nuk është ende e pranuar nga të gjitha vendet e prekura nga Covid-19. Deri më sot vaksina nuk ka pasur një emër të mirëfilltë, por thjesht njihej gjerësisht nga publiku si “Vaksina Covid-19 AstraZeneca”. Ajo e ka ndërruar emrin në “Vaxzevria”. Ndryshimi i emrit u miratua nga EMA më 25 Mars pas një kërkese nga kompania.
Agjencia Evropiane e Barnave, bën me dije se emërtimi i një ilaçi të ri është i zakonshëm dhe është një proces që ndodh veçmas nga miratimi rregullator i medikamentit. AstraZeneca ka bërë edhe një ndryshim tjetër ku në fletën ilustrative që i bashkëngjitet medikamentit paralajmëron profesionistët e kujdesit shëndetësor që t’i kushtojnë vëmendje shenjave dhe simptomave të trombocitopenisë.
”Individët e vaksinuar duhet të udhëzohen të kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse zhvillojnë simptoma të tilla si gulçim, dhimbje gjoksi, ënjtje në këmbë, dhimbje të vazhdueshme të barkut pas vaksinimit. Përveç kësaj, kushdo që përjeton simptoma neurologjike duke përfshirë dhimbje koke të rëndë, të vazhdueshme ose vizion të paqartë pas vaksinimit duhet të vizitojë menjëherë një mjek”,-shkruhet në fletën illustrative të medikamenti
KOHA JONË SONDAZH

