Ndryshe nga Rama, kjo ministre i kërkon falje punonjëses për komentin. Paguan edhe dëmshpërblimin

Ndryshe nga Shqipëria ku kryeministri Rama bullizon, ofendon dhe përbuz kandidatet gra të opozitës, ministrja e Mbrojtjes e Australisë, Linda Reynolds ka paguar dëmshpërblim për një ish-ndihmëse të cilën ajo e quajti ”lopë të zhgërryer”.

Ajo i kërkoi falje Brittany Higgins për rastin që shkaktoi bujë në zyrën e saj në shkurt. Zonja Higgins kishte akuzuar publikisht një tjetër anëtar të stafit për përdhunimin e saj në 2019. Reynolds mbetet në pushim mjekësor dhe të premten postoi një ndjesë në mediat sociale.

”Duke qenë se komenti u bë publik, të cilin nuk e kisha menduar kurrë, unë gjithashtu dua ta tërheq atë dhe të kërkoj falje pa rezervë për Brittany Higgins dhe të pranoj lëndimin dhe shqetësimin që i shkaktoi asaj”, shpjegoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë, Higgins tha se pranonte faljen. ”Unë jam e kënaqur që ministrja tani ka tërhequr komentet dhe pranoj faljen e saj ndaj meje”. Ajo e përshkroi këtë periudhë si “jashtëzakonisht sfiduese”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?