Në këtë qytezë qiranë e ke të paguar por ka një histori me tërmetin…
Popullsia italiane, sidomos në zonat rurale po bie ndjeshëm dhe shqetësimi më i madh janë të rinjtë për të cilët po ndiqen politika që të mos largohen, por të punojnë dhe të krijojnë familje brenda territorit. Pas ofertës për shtëpi me vetëm një euro në një zonë të largët, së fundmi është shpërndarë në mediat italiane dhe jo vetëm një skemë e re.
Bëhet fjalë për vendin që njihet si Teora në rajonin Campania të Italisë së Jugut. Kryetari i bashkisë së qytezës po nxit njerëz të huaj që të shkojnë atje dhe të jetojnë. Madje ai premton se do u paguhet qiraja të gjithë atyre që emigrojnë në Teora. Kryebashkiaku Stefano Farina vendosi të mos zgjedhë skemën e shtëpive me një euro, por shpreson që kjo ofertë me qira të paguar për banorët e rinj ti mbajë ata më gjatë dhe jo thjesht të blenë shtëpinë, të bëhen pronarë dhe më pas të largohen, pra thënë më ndryshë kërkon garanci.
Ata që zgjedhin të shkojnë duhet të jetojnë të paktën tre vite pa u larguar në asnjë vend tjetër dhe të bëjnë një fëmijë pas aplikimit. Edhe qiraja e mbuluar nuk është kostoja totale, pasi në total shkon në 150 paund. Nëse keni ndërmend ta blini, mund të kërkoni kredi deri në 4.150 paund, ndërsa një shtëpi atje kushton tek 25 mijë paund e lart.
Qyteza është shumë e bukur dhe piktoreske, por ka një histori të frikshme me një tërmet të vitit 1980. Ishte aq i fortë sa mori jetët e 157 banorëve, ndërsa ata që shpëtuan u larguan njëherë e mirë. Kryebashkiaku Farina thotë se për çdo dy foshnje të lindura në vit në Teora, vdesin 20 njerëz. Frika e tij është që qyteza do mbesë bosh. Disa nga shtëpitë që janë me qira të mbuluar pjesërisht janë në kushte shumë të mira. Për ata që kanë inters mund të aplikojnë duke dërguar më parë një email në adresën e Bashkisë së Teorës që e gjejnë në internet.
KOHA JONË SONDAZH

