Në krye të USAID vjen Samantha Power, e cila konsiderohet si ”Gruaja e Ferrit”

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden pritet që të emërojë në Krye të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Ekipi i Biden në lidhje me këtë zgjedhje të tij tha se ajo do të punojë së bashku me të gjithë partnerët për të luftuar pandeminë e Covid dhe për të ndërtuar komunitete të sigurta për të gjithë.

“Si udhëheqëse e USAID-it, ajo do të punojë me partnerët për të luftuar pandeminë Covid-19, për të ndërtuar komunitete të pambrojtura, për të luftuar për vlerën e çdo qenieje njerëzore dhe për të avancuar idealet dhe interesat amerikane në të gjithë botën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kush është Samantha Power?

Swiss Digital Mobile Reklama

Samantha e nisi karrierën e saj si gazetare gjatë rrethimit të Sarajevës. Gjatë periudhës së viteve 2013-2017 ajo shërbeu si Përfaqësuese e Përherëshme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Ajo gjithashtu në atë kohë ka qenë edhe ish-ambasadore në KB si dhe ish-këshilltare e ish-Presidentit Barack Obama.

Pseudonimin “Gruaja e Ferrit” e mori në momentin që publikoi librin e saj në vitin 2003, “Problemet nga Ferri”, ku dhe fitoi Çmimin Pulitzer.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?