Në pranga, Zonja e Parë akuzohet se vrau ish-gruan e burrit

Gruaja e kryeministrit të Lesotho do të akuzohet për vrasjen e gruas së tij të mëparshme. Zonja e Parë Maesaiah Thabane u dorëzua për t’u marrë në pyetje nga policia në mbretërinë malore të Afrikës Jugore. Kryeministri Thomas Thabane është marrë në pyetje për vrasjen gjithashtu. Ish-gruaja e tij, Lipolelo Thabane, u qëllua për vdekje para shtëpisë së saj në kryeqytetin Maseru dy ditë para inaugurimit të tij në 2017.

Theifti ishin përfshirë në procese divorci në atë kohë. Për sulmin fillimisht u fajësuan njerëz të armatosur të panjohur, por dokumentet e fundit gjyqësore të paraqitura nga komisari i policisë së vendit, Holomo Molibeli, kanë ngritur pyetje të mëtejshme.

Një urdhër-arresti u dha për 42-vjeçaren Maesaiah Thabane më 10 janar pasi ajo u zhduk. Ajo u rikthye në atdhe ditën e sotme pas një marrëveshje me Afrikën e Jugut, ku edhe ishte arratisur. Komisioneri i policisë Holomo Molibeli i tha BBC-së se ajo po mbahej në arrest dhe do të akuzohej zyrtarisht në gjykatë të Mërkurën. Tetë persona të tjerë në Lesotho dhe Afrikën e Jugut gjithashtu thuhet se po përballen me akuza për vrasjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?