Nëntë vrasje, ”kasapi i Twitter” dënohet me vdekje

Vrau nëntë persona pasi kontaktoi me ta në rrjetin Twitter, dhe është dënuar me vdekje në Japoni. Takahiro Shiraishi, i njohur edhe si “Vrasësi i Twitter”, u kap në 2017. 30-vjeçari ka pranuar vrasjet dhe copëtimin e trupit të viktimave të tij, shumica e të cilave ishin vajza të reja me mendime vetëvrasjeje, të cilat ai i gjurmonte në rrjetet sociale. Seria makabre e vrasjeve ka nxitur debatin mbi diskutimin e vetëvrasjes në internet.

Më shumë se 400 erdhën sot në gjykatë për të parë dhënien e verdiktit, megjithse në sallë kishte vetëm 16 vende për publikun, raportonin mediat vendase. Mbështetja publike për dënimin me vdekje mbetet e lartë në Japoni, e cila është një nga vendet e pakta të zhvilluara që vijon të përdorë dënimin kapital. S

hiraishi përdorte rrjetin Twitter për të joshur në shtëpinë e tij vajza me mendime vetëvrasjeje duke i bindur të kryenin aktin fatal, deh në disa raste duke u zotuar të vetëvritej bashkë me to. Vrasjet serial u zbuluan fillimisht kur policia zbuloi pjesë trupore njerëzore në apartamentin e Shiraishi në qytezën Zama, pranë Tokio, teksa kërkonin një vajzë 23 vjeçare të zhdukur, e cila ishte një nga viktimat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?