Nervozohet kryebashkiaku i Milanos: Në vend që të “plaçkisni” supermarketet, kujdesuni për të moshuarit

Nxitimi i qytetarëve për të boshatisur supermarketet ka sjellë reagimin e kryebashkiakut të Milanos.

Beppe Sala në një reagim ndaj psikozës që shpërtheu në qytet pas masave kundër koronavirusit apelon qytetarët e tij që të kujdesen për personat që janë më të riskuar nga epidemia.

“Në vend që të mendojmë për të nxituar drejt supermarketeve për të ‘rrëmbyer’ ushqime është mirë që të harxhojmë kohë duke u kujdesur për të dobëtit dhe të moshuarit tanë që janë në rrezik. Kjo është ajo që e bën një shoqëri të ndjeshme dhe të pjekur. Javë të mbarë të gjithëve” thotë  Beppe Sala, në një video në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?