“Nëse Greqia merr avionët F-35, do t’i sulmojmë me raketat ruse S-400”: Kërcënon gjenerali turk

Greqia është në negociata me administratën amerikane për të blerë 18 deri në 20 avionë të gjeneratës së pestë F-35, por kjo ka acaruar Turqinë.

Në një reagim për mediat, gjenerali turk i dalë në pension Necat Eslen shprehet se në çdo rast, ata do të përdorin raketat S-400 ndaj këtyre avionëve duke rikthyer balancat në rajon, shkruan abcnews.al.

“Nëse Greqia blen avionët F-35 ne do të përdorim sistemet raketore S-400 kundër tyre. E gjithë bota e di që këto avionë nuk janë të padukshëm ndaj sistemeve raketore ruse dhe ne do t’i përdorim ato pa hezitim kundër Greqisë“, u shpreh Necat Eslen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turqia ka blerë tashmë raketat ruse, por deri më tani ka bërë vetëm një test për shkak të presionit ndaj NATO për të mos futur në gjirin e vendeve anëtare sisteme armatimi nga forcat kundërshtare, siç konsiderohet Rusia e Putinit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?