Nesër nis vaksinimi në BE, presidentja e KE: Moment prekës i unitetit!

Të gjithë vendet e BE ka marrë në dorëzim dozën e parë të vaksinave anti-Covid dhe se nga nesër nis vaksinimi në të gjithë vendet e unionit.  Presidentja e Komisionit EUropian Ursula von der Leyen tha se sot BE kthen faqen e një viti të vështirë në lidhje me pandeminë e COVID-19 dhe se vaksina është rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë.

“Sot, ne fillojmë të kthejmë faqen në një vit të vështirë. Vaksina kundër COVID-19 është shpërndarë në të gjitha vendet e BE-së. Vaksinimi do të fillojë nesër. Ditët e vaksinimit janë një moment prekës i unitetit. Vaksinimi është rruga e qëndrueshme për të dalë nga pandemia”, tha Von der Leyen.

Gjatë ditës së sotme grupi i parë i vaksinave Pfizer-BioΝTech kundër COVID-19 arriti në Greqi. Vaksinimi në vendet  e BE do të nis më 27 dhjetor për shtresat më të rrezikuara nga virusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?