New York Times: Boeing ukrainas në Iran u qëllua për 30 sekonda nga dy raketa

”New York Times”, shkruan se ”Boeing” ukrainas u godit nga dy raketa. Dy raketat u shkrepën në një distancë prej 30 sekondash nga njëra-tjetra. Raketat, raporton ”New York Times”, u hodhën nga një bazë iraniane rreth 12 kilometra larg aeroplanit. Videoja e re shpjegon gjithashtu pse transponderi i avionit, instrumenti elektronik që merr dhe dërgon sinjale radio, ndaloi së punuari përpara se të goditej nga raketa e dytë. E ndërsa Teherani zyrtar dje deklaroi se ka kryer arrestimet e para të personave përgjegjës për rrëzimin e avionit, është arrestuar edhe autori i videos që qarkulloi në mediat sociale në të cilën tregohet goditja e Boeing nga një prej raketave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?