Nga 1 korriku turistët e huaj nën kushte të rrepta shëndetësore

Nga 1 korriku, do të jemi në gjendje të presim vizitorë të huaj, duke iu nënshtruar kushteve që sigurojnë shëndetin publik, deklaroi ministri i Shtetit, Giorgos Gerapetritis në një intervistë me televizionin publik grek, ERT1.

“Greqia reklamohet si destinacion absolutisht i shëndetshëm”, shtoi ai.

I pyetur nëse pala greke është e kënaqur me rekomandimin nga Komisioni Europian lidhur me turizmin, Gerapetritis u përgjigj se Greqia kishte pjesëmarrje shumë aktive në hartimin e dokumentit dhe kishte paraqitur një pozicion të qartë për protokollet shëndetësore dhe testimin e pasagjerëve për udhëtimin jashtë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Brenda kufijve të ligjit të BE-së, Greqia do të zhvillojë një diplomaci të turizmit që do të lehtësojë ardhjen e vizitorëve, veçanërisht nga vendet jo shumë të prekura”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gerapetritis gjithashtu iu referua parashikimeve që turizmi do të pësojë një reduktim të madh, duke rënë në rreth gjysmën e nivelit të viteve të fundit, por vuri në dukje se kjo gjë nuk prek domosdoshmërisht Greqinë sepse, siç thuhet në mediet e huaja, Greqia reklamohet si destinacion absolutisht i shëndetshëm.

“Kemi ende rreth 45 ditë për të ndërtuar sistemin e shëndetit publik, veçanërisht në destinacionet turistike. Dua të siguroj bashkëqytetarët tanë se qeveria do të të jetë e palodhur në përpjekjet për të ndërtuar një sistem të sigurt të shëndetit publik në ishuj”, theksoi Gerapetritis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?