Ngjarje e rëndë/ Babi tenton të vrasë vajzën, më pas dhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Padova të Italisë. Një shtetas 46-vjeçar Singales është dërguar në spitalin e Padova, në gjendje të rëndë, pasi plagosi vajzën e tij 26-vjeçare duke e qëlluar atë me pushkë, dhe më pas tenton vetëvrasjen. 26-vjeçarja punonte si shërbyese. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë shmangu vdekjen e të dyve.
Babai dhe vajza u trasportuan menjëhere ne spitalin e Padoves. Ende nuk dihet motivi i këtij veprimi të dhunshëm. Burri, u arrestua për vrasje në tentativë dhe u dërgua në polici nga karabinierët.

Burimi; Tgcom24

/Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?