FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nikoliç: Turpëruese kërkesat e BE-së për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka akuzuar Bashkimin Evropian se i ka vënë Serbisë kushte turpëruese për t’u bërë anëtare e bllokut. Nikoliç ka thënë sot se Serbia do t’i miratojë vlerat dhe principet themelore të BE-së, më gjithë krizën në të cilën ndodhet blloku 28-anëtarësh, raporton AP, përcjell Express.

Nikoliç nuk e ka specifikuar se cilat kushte në veçanti i sheh si turpëruese, por mund t’u jetë referuar kërkesave të disa anëtarëve të BE-së, që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Serbia, aleat tradicional i Rusisë, dëshiron t’i bashkohet BE-së, por ndodhet nën presion të madh nga Kremlini që ta rikonsiderojë këtë gjë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?