Nis seanca gjyqësore për ish-presidenten, akuzohet për korrupsion

Procesi gjyqësor mbi akuzat e korrupsionit për ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernandez de Kirchner ka nisur sot në Buenos Aires.

Fernandez akuzohet për pranimin e ryshfeteve nga firmat e ndërtimit në këmbim të kontratave fitimprurëse, kur ishte në pushtet.

Ish-presidentja Fernández përballet me 12 raste, por ky është procesi gjyqësor që po mbahet për cështjen e parë. Pak para gjyqit, me anë të një postimi në Tëitter, ajo i hodhi poshtë akuzat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjykimet duhet të kërkojnë të vërtetën. Por kjo nuk duket sikur kjo do të ndodhë këtu”, shkruajti Fernandez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akuzat lidhen me periudhën kur Cristina Kirchner ishte kreu i Argjentinës (2007-2015).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?