Një grua në krye të qeverisë
Një grua do të jetë në krye të qeverisë austriake. Presidenti Alexander Van der Bellen, ka emëruar Brigitte Bierlein në postin e kancelares. Bierlein ka mbajtur deri tani detyrën e kreut të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo do të drejtojë qeverinë e përkohshme deri në shtator, kur mbahen zgjedhjet e parakohshme. Qeveria e kancelarit Sebastian Kurz ra pas videoskandalit të zëvendëskryeministrit austriak, Hans Christian Strache.
Pas publikimit të videos, Strache u dorëhoq, ndërsa Kurz shkarkoi edhe ministrin e Brendshëm, Herbert Kickl, i cili po ashtu vinte nga partia ultra e djathtë, FPOE. Largimi i Kickl nga kabineti u pasua nga dorëheqja në masë e të gjithë ministrave të FPOE, që tani udhëhiqet nga ish-kandidati për president, Norbert Hofer.
KOHA JONË SONDAZH

