Një ilaç anti-depresiv që lufton Covid-19? Publikohet studimi që tregon se…

Përveç vaksinave, nga ana tjetër mjekët po testojnë një ilaç anti-depresiv të njohur për të mbrojtur pacientët për të mos u prekur nga Covid-19. Studiuesit e Universitetit Washington, mësohet se do të rekrutojnë 1100 persona për fazat e para të testimit të ilaçit fluvoxamine, i njohur ndryshe si Luvox.

Një ilaç anti-depresiv duket si një kandidat tepër i vështirë për të luftuar Covid-19, pasi një studim i vogël që u zhvillua në nëntor të 2020 tregoi se mund të kenë sukses. Prej vitesh, anti-depresivët modernë njihen për vetitë anti inflamatore. Inflamacioni luan një rol kryesor në Covid-19, duke rezultuar në komplikime serioze si mpiksja e gjakut dhe fryrja e gishtave të këmbëve.

Në një kohë kur mijëra njerëz po vdesin nga Covid-19 çdo ditë, një ilaç do të ishte zgjidhja ideale ndërsa vijon prodhimi dhe shpërndarja e vaksinave. Studiuesit po dërgojnë ilaçet në shtëpitë e pacientëve në të gjithë vendin dhe do ti monitorojnë për të parë efektin që kanë në shëndetin e tyre. Eric Lenze, një prej drejtuesve të studimit tha se gjithçka ka shkuar mirë deri më tani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?