Një shtet tjetër europian vendos orë policore, ja në çfarë ore nuk do lejohet lëvizja

Qeveria hungareze ka njoftuar për masa më të rrepta kundër pandemisë pasi autoritetet raportuan shtrime rekorde në spitale dhe vdekje të shkaktuara nga COVID-19.

Në një video të postuar në Facebook më 9 nëntor, kryeministri, Viktor Orban tha se do të vendoset orë policore prej orës 8 të mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit dhe se kjo masë do të zbatohet ndaj të gjithëve, përveç atyre që shkojnë në punë, shkruan Rel.

Bizneset do të duhet të mbyllen në orën 7 të pasdites, ndërsa restorantet do të kufizohen vetëm në shërbimin e dërgimit dhe shpërndarjes nëpër shtëpi të produkteve, ngjarjet sportive do të mbahen pa tifozë, dhe tubimet familjare dhe ngjarjet e tjera private do të kufizohen në 10 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kopshtet parashkollore, kopshtet dhe shkollat për fëmijë deri në 14 vjeç do të mbeten të hapura, por universitetet dhe shkollat e mesme do të kalojnë në mësimin në distancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?