Njihuni me zogun “zjarrvënës”, po ndikon në përhapjen e flakëve në Australi
Australia është duke u përballur me një situatë të tmerrshme zjarresh dhe të shumta janë kafshët që janë shkrumbuar për shkak të situatës aspak të mirë. Mediat e huaja shkruajnë se ekziston një lloj zogu në këto vise, i cili nxit përhapjen e flakëve.
Ky lloj zogu, i cili njihet edhe me emrin “zjarrvënësi”, kap shkopinj flakërues dhe i hedh në fusha të thata. Deri në vitin 2018 mendohej se ata thjesht po përhapnin zjarr rastësisht, sipas National Geographic.
Por hulumtimet zbuluan se ata po përhapnin zjarret me qëllim për të përfituar për vete. Eksperti i shpendëve, Bob Gosford, filloi një projekt të madh kërkimor në vitin 2012 bazuar në regjistrimet e fenomenit.
Ideja u nxit nga raportet e udhëheqësit të një grupi të gjuhëve Alawa, punonjësin e shëndetit dhe aktivistin Phillip Waipuldanya Roberts.
Waipuldanya është shprehur: Unë kam parë një skifter të marrë një shkop duke u djegur në kthetrat e tij dhe ta hedh në një copëz të freskët me bar të thatë, gjysmë milje larg, pastaj të presë eksodin e çmendur të brejtësve dhe zvarranikëve të djegur dhe të frikësuar nga zjarri. Kur ajo zonë u dogj, procesi u përsërit diku tjetër. Gjithçka ka të bëjë me ushqimin, sepse nga këto kullota dalin zogj të vegjël, hardhucë, insekte, gjithçka që ikën përpara zjarrit dhe në këtë mënyrë ata ushqehen”.

KOHA JONË SONDAZH

