Nju Jork – Gjetën pudër të bardhë në zarf, evakuohen selitë e fushatës së Clinton

Selitë e fushatës së Hillary Clinton në qytetin e Nju Jorkut janë evakuuar mbrëmjen e djeshme (21 tetor) pasi anëtarët e stafit të saj gjetë një pudër të bardhë të dyshimtë brenda një zarfi.

Dy njerëz të brendshëm të stafit zbuluan substancën kur hapën letrën në zyrën e kandidates demokrate për Presidente në Manhata, raporton Neë York Post.

Më pas stafi e dërgoi letrën në zyrën e Bruklinit. Nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut nuk u raportua asnjë lëndim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipet e emergjencës u njoftuan mejëherë dhe i gjithë kati i 11 i zyrës së fushatës së zonjës Clinton u evakuua.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur çdo gjë u vu nën kontroll, zyrat u rimbushën sërish.

Megjithatë nuk ka ende një njoftim nga policia që të thotë nëse substanca e gjetur në zarf, pra pudra e bardhë është e rrezikshme apo jo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?