Nuk shkonte në punë prej 15 vitesh por paguhej, zbulohet “mbreti i mashtruesve” në Itali
Një punonjës spitali i akuzuar se ka munguar në punë për 15 vjet duke marrë rrogë të plotë, është mbiquajtur “mbreti i mashtruesve” në Itali. Burri 67 vjeçar është paguar një total €538,000 megjithëse nuk është paraqitur në punë në spitalin Pugliese Ciaccio në qytetin jugor të Catanzaro prej vitit 2005.
Mediat vendase e kanë emëruar atë si Salvatore Scumace dhe raportohet se ka qenë në spital vetëm një herë, ditën e nënshkrimit të kontratës së punës. Scumace po hetohet tashmë për abuzim me detyrën, mashtrim dhe zhvatje në kushte të rënduara, ndërsa gjashtë drejtues të spitalit janë arrestuar si të dyshuar se kanë ndihmuar mashtrimin afatgjatë.
KOHA JONË SONDAZH

