FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

OKB, e gatshme për një marrëveshje të re për ndalimin e armëve bërthamore

Një Komitet i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka votuar për fillimin e negociatave për një marrëveshje të re që do të ndalojë armët bërthamore, përkundër kundërshtimeve të forta të fuqive botërore bërthamore.

Rezoluta e sponsorizuar nga Austria, Irlanda, Meksika, Nigeria, Afrika Jugore dhe Brazili u votua me 123 vota për dhe 38 kundër, duke bërë thirrje që negociatat për një marrëveshje të re, të fillojnë në muajin mars.

Ajo shpreh shqetësimet për “pasojat katastrofike njerëzore me përdorimin e cilësdo armë bërthamore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër nga pesë fuqitë bërthamore në Këshillin e Sigurimit – Britania, Franca, Rusia dhe SHBA-ja – votuan kundër rezolutës ndërkohë që Kina abstenoi, siç bënë edhe Pakistani dhe India.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kundërshtarët argumentuan se çarmatimi bërthamor duhet të adresohet brenda negociatave për Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore.

Beatrice Fihn, drejtoresha ekzekutive e Fushatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Bërthamore, e përshkroi votimin si një “moment historik” në përpjekjet e disa dekadave për një botë të lirë pa armë bërthamore.

“Kjo marrëveshje nuk do të eleminojë armët bërthamore gjatë natës. Por do të vendos një standard të ri të fuqishëm ndërkombëtar dhe ligjor, duke i stigmatizuar armët bërthamore dhe duke i bindur shtetet që të ndërmarrin veprime urgjente në çarmatim”.

Rezoluta pritet që t’i dërgohet Asamblesë së Përgjithshme në dhjetor. Vota dominuese në Komitet lë të kuptohet se shumica e anëtarëve të OKB-së do ta mbështesin atë. (REL)

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?