OKB-ja dhe Kryqi i Kuq nisen sërish drejt fabrikës Azovstal
Një tjetër grup bashkëpunues mes OKB-së dhe Kryqit të Kuq është rrugës për në fabrikën e çelikut Azovstal, ku prej disa javësh kanë mbetur të bllokuar ukrainasit.
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Ukrainën, Martin Griffiths tha se një tjetër autokolonë evakuimi shpreson të arrijë në uzinën Azovstal në Mariupol nesër në mëngjes.
“Tani, kolona po vazhdon të arrijë në Azovstal deri nesër në mëngjes, me shpresë për të pritur ata civilë që kanë mbetur në atë ferr të zymtë për kaq shumë javë dhe muaj dhe për t’i çuar ata përsëri në siguri”, u shpreh Griffiths.
KOHA JONË SONDAZH

