OKB-ja mbështetë propozimin e Turqisë për Halepin

Jens Laerke tha se mbështesin propozimin e Turqisë për formimin e një autokolone ndërkombëtare për të dërguar ndihma humanitare në Halep

Zëdhënësi i zyrës së OKB-së për Koordimin e Çështjeve Humanitare Jens Laerke tha se mbështesin propozimin e Turqisë për formimin e një autokolone ndërkombëtare për të dërguar ndihma humanitare në Halep.

Zëdhënësi Larke në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se e shohin pozitivisht çdo përpjekje për ndihma humanitare në kuadër të parimeve transparente dhe të paanshme në Siri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke nënvizuar se në parim e mbështesin propozimin e bërë në takimin e Sirisë në Lozanë nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu për formimin e një autokolone ndërkombëtare për të dërguar ndihma humanitare në Halep, Laerke tërhoqi vëmendjen se në kohët e fundit në Siri janë kufizuar lëvizjet e autokolonave me ndihma të OKB-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E mirëpresim me kënaqësi propozimin”

“Gjëja më e rëndësishme, është se nevojat për ndihma humanitare kanë arritur në përmasa të mëdha në linjde, perëndim, veri, jug në të gjithë Sirinë. Sipas parashikimeve tona në Siri 13 milionë e gjysëm njerëz kanë nevojë për ndihma. Për këtë arsye nga pikëpamja logjike dhe e sensit të përbashkët mbështesim çdo përpjekje për dërgimin e ndihmave humanitare. Prandaj, ne e mirëpresim me kënaqësi këtë propozim”, tha Laerke duke vënë në dukje se në Siri zhvillojnë aktivitete të ndihmave humanitare edhe organizata të tjera jashtë OKB-së.

Ai tha se vazhdojnë hetimet në lidhje me sulmin e kryer muajin e kaluar ndaj autokolonës së Gjysmëhënës së Kuqe Siriane dhe të OKB-së që dërgonte ndihma humanitare në Halep. “Është e papranueshme që një gjë e tillë të ndodhë në Siri apo në ndonjë vend tjetër”, tha Laerke.

Sipas tij, vazhdimi i konflikteve në Siri vështirëson lëvizjen e autokolonave me ndihma humanitare si dhe ka tërhequr vëmendjen se autokolonat e OKB-së nuk mund të lëvizin pa u mundësuar siguria e jetës dhe pa u marrë masat e nevojshme të sigurisë.

“Të formohet një autokolonë ndërkombëtare”

Ministri i Jashtëm turk Çavuşoğlu në një deklaratë për gazetarët pas takimit për Sirinë i cili u mbajt në Lozanë të Zvicrrës tha se për dërgimin e ndihmave humanitare në Halep Turqia ka propozuar formimin e një autokolone ndërkombëtare.

“Të fomohet një autokolonë ndërkombëtare, pra të dërgojmë ndihma humanitare me maunet dhe flamujt e vendeve të ndryshme. Kjo bëhet simbolike dhe nuk kryhet ndërhyrje ndaj autokolonës”, ka thënë Çavuşoğlu.

Sipas shifrave të OKB-së në rajonin nën rrethim në lindje të Halepit thuhet se jetojnë afërsisht 275 mijë civilë nga të cilët 100 mijë janë fëmijë.

Rusia njoftoi se forcat e saj dhe të regjimit më 20 tetor prej orës 07.00 deri në 15.00 do të vendosin një “pushim humanitar” për evakuimin e civilëve në Halep dhe që grupet e armatosura të braktisin qytetin drejt Idlibit. AA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?