OKB: Mbroni refugjatët nga Venezuela, kanë nevojë për ne

Organizata e Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje shteteve që mos i dëbojnë refugjatët nga Venezuela duke thënë se ata meritojnë mbrojtje.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), lajmëroi se 3 mijë deri në 5 mijë banorë të Venezuelës largohen gjatë një dite nga vendi, kryesisht në Peru, Shtetet e Bashkuara, Brazil dhe Spanjë, Kolumbi, Kili dhe Ekuador.

“UNHCR vlerëson se shumica e atyre që largohen nga vendi kanë nevojë për ne, kanë mbrojtje ndërkombëtare të refugjatëve”, tha në një konferencë për media, zëdhënësja e agjencisë, Liz Throssell.

Swiss Digital Desktop Reklama

UNHCR vuri në dukje se vitin e kaluar kishte pasur disa deportime të refugjatëve nga ishujt e Karaibeve, duke përfshirë edhe Trinidadin dhe Tobagon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dhënat e OKB-së raportojnë se rreth 3.7 milionë njerëz janë larguar nga Venezuela pasi vendi po kalon një krizë të thellë ekonomike dhe humanitare. Mungesa e ujit, ushqimit, energjisë elektrike si dhe protestat anti-qeveritare kanë sjellë valë të vdekjeve, vetëvrasjeve dhe dhunës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?