Operacion ndërkombëtar, shkatërrohet rrjeti i pedofilëve

Pesëdhjetë (50) fëmijë janë shpëtuar dhe 9 persona janë arrestuar pas një hetimi të Interpol që goditi një rrjet ndërkombëtar të pedofilëve. Arrestimet u kryen në Tajlandë, Australi dhe SHBA. Interpol theksoi se priten të tjera arrestime. Hetimi filloi në vitin 2017 dhe shkas u bë një faqe e fshehtë në internet me 63 mijë përdorues në të gjithë botën. Autoritetet zbuluan imazhe të disa djemve të abuzuar të moshave 11-13 vjeç. Sipas policisë, dyshohet se rreth 100 fëmijë janë abuzuar.

Departamenti amerikan i Hetimeve të Sigurisë Kombëtare gjurmoi adresën IP të internetit për të zbuluar vendin nga po publikoheshin online fotot dhe videot e abuzimit. Pedofilët në disa raste kanë mbuluar fytyrat e fëmijëve në videot që kanë publikuar në internet, çka e bën më të vështirë për policinë që të identifikojë të miturit.

Vitin e kaluar u arrestua administratori kryesor i kësaj faqeje, Montri Salangam, i cili u kap në Tajlandë, dhe një administrator tjetër në Australi i quajtur Ruecha Tokputza. Identitetet e të arrestuarve të tjerë gjatë operacionit ‘Blackwrist’ nuk janë bërë publike, por disa prej tyre ndodhen në SHBA dhe mbajnë poste publike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?