FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ora po “troket”, Greqia në prag të falimentit

Pas dështimit të negociatave për borxhin në Bruksel, Kryeministri grek, Aleksis Cipras tha se qeveria e tij do të presë me durim kreditorët ndërkombëtarë, që të bëhen realistë.

Ai rrëzoi kërkesën për reduktim të pensioneve, duke përmendur dinjitetin e vendit. Me herët, zv/Kryeministri Janis Dragasakis tha se “propozimi i paraqitur nga Qeveria Greke ka mbuluar tërësisht defiçitin fiskal, ashtu siç është kërkuar”.

Por zëdhënësi i Komisionit Europian  tha se “megjithëse u shënua progres, mbeten ende hendeqe”. Koha për arritjen e një pakti që do të zhbllokonte këstin e rradhës të Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për Greqinë po kalon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Europa kërkon nga Greqia të reduktojë shpenzimet në vlerën e 2 miliardë eurove, për të siguruar këstin e rradhës. Ekonomisti i FMN-së, Olivër Blanshard shkruajti në blogun e tij se “marrëveshja do të kërkojë vendime të vështira me zgjidhje dhe angazhime të forta, që duhet të bëhen nga palët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioneri Guenter Oetinger, anëtar i Partisë KristianDemokrate të kancelares gjermane, Angela Merkelit- tha se “nësë negociatat dështojnë dhe qeveria greke kundërshton marrëveshjen për reduktimin e pensioneve, atëherë me 1 Qershor, Greqia duhet të konsiderohet “një zonë emergjence”.

Ndërsa presioni po shtohet, tregjet greke kanë shënuar një rënie të metejshme me 6 %.

Të dielën, përmes një shkrimi në revistën gjermane, “Bild”, duke iu referuar Greqisë, zv/Kancelari gjerman Sigmar Gabriel paralajmëroi se “koha po ikën, bashkë me durimin e Europës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?