FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pamjet e tmerrit: Italia jeton me frikën e tërmeteve

Dy tërmete të forta goditën Italinë qendrore, duke dëmtuar ndërtesat dhe plagosur disa persona.

Një tërmet i shkallës 5.5 goditi në orën 19:10 pranë Visso-s në provincën Macerata.

Dy orë më vonë, një tërmet 6.1 ballësh goditi të njëjtin rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në gusht, një tërmet në jug të Visso-s vrau 300 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka raportime për të plagosur rëndë, por moti i keq ka penguar përpjekjet për të vlerësuar dëmin.

Njerëzit janë të terrorizuar nga ajo që ka ndodhur dhe frika se mund të ketë lëkundje të tjera.

Lëkundjet e mbrëmshme janë ndjerë edhe në Romë.

Zyrtarët thonë se lëkundjet kanë lidhje me tërmetin e gushtit.

“Ndonjëherë lëkundet zgjasin për disa muaj”, tha një zyrtar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?