Paniku nga virusi në Kaliforni, dyndje në supermarkete

Të shtunën u konfirmua viktima e parë nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte një grua në të 50-at, me “probleme të tjera të rënda shëndetësore”, e cila jetonte në Uashington, konfirmoi Presidenti Trump. Rastet e personave të prekur me koronavirus janë rritur në Kaliforni dhe kjo ka bërë që paniku të shtohet. Shumë qytetarë të shqetësuar janë dyndur në supermarkete, duke u furnizuar me ushqimet bazë, me frikën e përhapjes së mëtejshme të këtij virusi. Rastet e fundit, ishin dy persona në veri të Kalifornisë, të cilët nuk kishin pasur asnjë kontakt me ndonjë person që vinte nga zona të prekura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?