Papa Françesku: Vuaj dhe qaj për gjendjen e rëndë të popullit ukrainas
Papa Françesku e përshkroi këtë të diel, pushtimin rus në Ukrainës si një “regresion makabër të njerëzimit”, duke thënë se vuajtjet e popullit ukrainas e bëjnë atë të qajë.
“Unë vuaj dhe qaj, duke menduar për vuajtjet e popullit ukrainas, dhe në veçanti të më të dobëtëve, të moshuarve dhe fëmijëve. Madje ka raporte të tmerrshme për fëmijë të dëbuar”, tha Papa.
Sipas CNN, ai tha se mendimet e tij “shkojnë menjëherë në qytetin ukrainas të Mariupol, qyteti i Marisë”, i cili është bombarduar dhe shkatërruar në mënyrë barbare.
Papa bëri thirrje për krijimin e korridoreve të sigurta humanitare për ata që janë bllokuar në fabrikën e çelikut të qytetit të rrethuar prej disa javësh.
KOHA JONË SONDAZH

