Papunësia gjermane i reziston rritjes
Papunësia gjermane u rrit më pak sesa pritej në korrik, treguan të dhënat, duke sugjeruar se tregu i punës në ekonominë më të madhe të Evropës, deri më tani mbetet relativisht imun ndaj një rënie ekonomike e cila është e drejtuar nga një krizë prodhuese.
Të dhënat nga Zyra Federale e Punës treguan se numri i njerëzve pa punë u rrit me 1.000 duke shkuar në 2.283 milion në kushte të rregulluara sezonale. Kjo krahasohet me parashikimin e Reuters për një rritje prej 2,000.

Shkalla e papunësisë mbeti e qëndrueshme në 5.0% – pak mbi rekordin e ulët prej 4.9% të arritur në fillim të këtij viti.
“Papunësia u rritë në korrik, kryesisht për shkak të fillimit të pushimit të verës,” tha Daniel Terzenbach, një zyrtar i lartë në Zyrën e Punës.
“Kërkesa nga ndërmarrjet për punonjësit e rinj po bie paksa dhe punësimi po vazhdon të rritet, megjithëse më me pak dinamike sesa kohët e fundit,” shtoi Terzenbach./Reuters/
KOHA JONË SONDAZH

