Pas 5 vitesh në restaurim, ora e madhe e Londrës do të kumbojë sërish

Këmbana e Orës së Madhe në Pallatin e Westminsterit, e njohur për të gjithë si “Big Ben”, është planifikuar të kthehet në shërbimin me kohë të plotë të dielën, pasi ishte thuajse jashtë funksionit në pesë vitet e fundit gjatë projektit më ambicioz të rinovimit të ndërmarr ndonjëherë.

Që nga viti 2017, kur filloi projekti i rinovimit prej 95 milionë dollarësh, Kulla e Elizabeth dhe faqja e orës janë mbështjellë kryesisht në skela dhe këmbanat kanë qenë të heshtura, me përjashtim të kumbimit (me një mekanizëm zëvendësues) në natën e Vitit të Ri, për të shënuar Brexit dhe gjatë funeralit të mbretëreshës Elizabeth II në shtator, kur u dëgjua 96 herë, një herë në minutë, për çdo vit të jetës së gjatë të monarkes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?