Pas deklaratës së Muller, më shumë demokratë kërkojnë shkarkimin e Trump

Demokratët kanë bërë thirrje për fajësimin e Presidentit Donald Trump, pas vërejtjeve publike që bëri ditën e djeshme këshilltari special Robert Mueller.

Në përgjigje të vërejtjeve të zotit Mueller, kandidatët presidencialë demokratë Cory Booker, Kirsten Gillibrand dhe Pete Buttigieg publikisht avokuan për herë të parë për shkarkimin e presidentit.

Senatorja e New York-ut, znj. Gillibrand tha se ishte “koha që Republikanët dhe Demokratët të fillojnë prcedurën për shkarkim dhe të ndjekin faktet kudo që të mund të çojnë”

Swiss Digital Desktop Reklama

Robert Mueller ishte ngarkuar me hetimin e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti Muller deklaroi se ka 10 raste ku zoti Trump ndoshta kishte tentuar të pengonte hetimet, por tha gjithashtu se akuzimi i presidentit për një krim nuk ishte një opsion për këshilltarin e posaçëm.

Çështja e fajësimit e ka ndarë Partinë Demokratike, duke vënë një numër në rritje ligjvënësish kundër Nancy Pelosit, kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve dhe njëkohësisht demokratja më të vjetër. Zonja Pelosi deri më tani ka kundërshtuar idenë për nisjes së një procesi për shkarkim, duke argumentuar se do të ishte kundërproduktive.

Por komentet e z. Mueller nxitën tre kryetarët kryesorë presidencialë demokratë për t’u bashkuar me korin duke bërë thirrje për fajësimin e presidentit, duke e çuar totalin në 10 nga 23 kandidatë të deklaruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?