Pas sulmit me 9 të vdekur, guvernatori i Ohios kërkon që që armët të mbahen larg nga njerëzit

Guvernatori Republikan i Ohio, Mike DeWine pas sulmit  ku mbetën të vdekur 9 persona ka kërkuar nga Gjykata që përkohësisht të mbahen larg armët nga njerëzit që përbëjnë rrezik për njerëzit që kanë pranë, por edhe për veten e tyre.

DeWine tha se urdhri i mbrojtjes së sigurisë do të zbatohej për njerëzit që kanë probleme të shëndetit mendor, probleme me alkoolin ose drogën dhe tendencat e dhunshme, si dhe qasjen në armë zjarri.

Ai gjithashtu propozoi shërbime më të mira të shëndetit mendor dhe një ligj që përcakton kontrolle në të gjitha blerjet e armëve në Ohio, me disa përjashtime.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne duhet t’i shtyjmë njerëzit të kërkojnë ndihmë për familjen ose të dashurit që mund të jenë një rrezik për veten e tyre ose nëse mund të jenë rrezik për të tjerët”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Propozimet vijnë disa ditë pasi një burrë përdori një pushkë të fuqishme duke përhapur zjarr në një lagje popullore të Dejtonit, të dielën herët, duke vrarë motrën e tij dhe tetë persona të tjerë në vetëm 30 sekonda.

Nuk është e qartë nëse propozimet e DeWine do të kishin ndaluar personin e armatosur, 24-vjeçarin Connor Betts, ose do ta pengonin atë të hynte në një armë zjarri.

Betts tregonte një interes të thellë për dhunën dhe ish-shokët e klasës në dëshmitë e tyre thanë që ai kishte një listë personash që donte t’i vriste ose t’i përdhunonte.

Por pavarësisht këtyre dëshmive, Betts nuk tregoi shenja të ndonjë krize të shëndetit mendor dhe ende nuk kishte asnjë provë që familja ose policia e konsideronin atë një kërcënim të menjëhershëm për veten e tij ose për të tjerët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?