“Pas tentativës për puç në Turqi, në shtabet e NATO-s u bënë ndryshime në personelin ushtarak turk”

Kreu i NATO-s, Stoltenberg tha se pas tentativës për grusht shteti nga FETO më 15 korrik në Turqi, në shtabet e NATO-s janë bërë ndryshime në personelin ushtarak turk.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se pas tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO më 15 korrik në Turqi, në shtabet e NATO-s janë bërë ndryshime në personelin ushtarak turk. Ai shtoi se Turqia ka kapacitetin për të siguruar personel për NATO-n.

Stoltenberg këtë deklaratë e dha në konferencën për media në lidhje me takimin e NATO-s të ministrave të Mbrojtjes që do të zhvillohet ditën e nesërme. Ai potencoi se në kuadër të vendimeve të marra më parë, në vitin 2017 katër batalione multinacionale do të vendosen në krahun lindor të Aleancës. Qëllimi i kësaj, siç tha Stoltenberg, nuk është të shkaktohen konflikte, por, përkundrazi, të parandalohen ato.

Swiss Digital Desktop Reklama

AWACS-i parë i NATO-s flutori më 20 tetor kundër DAESH-it

Swiss Digital Mobile Reklama

Stoltenberg vuri në pah se në takim do të diskutohet edhe rritja e pranisë së NATO-s në Detin e Zi, duke shtuar se është përshpejtuar edhe lufta e Aleancës kundër DAESH-it. Ai tha se në Jordani janë duke trajnuar qindra ushtarë irakianë.

“Në muajt e ardhshëm do ta rrisim mbështetjen për Irakun. Të gjithë anëtarët e NATO-s janë pjesëtarë të koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH-it. NATO po ofron mbështetje të drejtpërdrejtë përmes avionëve për paralajmërim të hershëm AWACS. Mund të them se për herë të parë AWACS-ët e NATO-s fluturan më 20 tetor në mbështetje të koalicionit”, tha Stoltenberg.(AA)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?