FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pavlopoulos: Selaniku, mbrojtësi i karakterit grek të Maqedonisë. Kjo nuk negociohet

Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, përsëri nga Selaniku ka mbajtur qëndrim radikal se Maqedonia është vetëm greke, për të tretën herë në një javë.

Në përvjetorin e çlirimit të qytetit, Pavlopoulos hapur deklaroi se Selaniku është “mbrojtësi i karakterit grek të Maqedonisë”, e cili nuk mund të ndahet dhe për të cilën nuk negociohet.

Këto lloj të deklarateve të Palopoulosit për gazetarët dhe analistët që e ndjekin çështjen e emrit me Greqinë, vlerësohen si tentativa nga ana e qeverisë greke që përmes masave të ndërtimit të besimit dhe takimeve të shpeshta me palën maqedonase, t’i përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin dhe besimin mes dy popujve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?