PE, Farage i reziston koalicionit me Salvinin dhe Le Pen

Pavarësisht rritjes në numër deputetësh, partitë euroskeptike janë të përçara. Lideri i Partisë Brexit, Nigel Farage, për momentin përjashton pjesëmarrjen në grupin e Matteo Salvinit dhe Marine Le Pen, duke preferuar të mbajë në jetë aleancën me lëvizjen 5 Yje.

Megjithatë, për shkak të problemeve të brendshme të partisë italiane, kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. Lideri i Lëvizjes 5 Yje, Luigi di Maio, ka kërkuar votëbesimin e partisë së tij. Partisë së Farage i mungon një delegacion kombëtar për të tejkaluar pragun në mënyrë që të themelojë një grup në Parlamentin Evropian.

Për pasojë, në javët e ardhshme mund të jetë i interesuar në arritjen e një aleance me Salvinin dhe Le Pen. “Ne do të mbajmë mundësitë tona të hapura. Prioritet kryesor kemi mbajtjen e grupit, por po bisedojmë me të gjitha partitë dhe po mbajmë mundësitë e hapura”, deklaroi Farage.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, grupi i ardhshëm i sovranistëve dhe nacionalistëve në Parlamentin Evropian, i promovuar nga Salvini dhe Le Pen, do të përbëhet nga 73 eurodeputetë nga 9 shtete të BE-së. Grupimi do të quhet Aleanca Evropiane e Kombeve dhe e Popujve dhe do t’i besohet dy bashkë presidentëve, një Italian dhe një francez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?