Pendarovski: Propozimi francez për veton bullgare është i pranueshëm

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e cilësoi propozimin francez për heqjen e vetos bullgare si të pranueshëm, por gjithashtu nënvlerësoi pritjet se kjo do të përshpejtonte ndjeshëm procesin e negociatave.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se konsultimet për propozimin vazhdojnë. Dhjetëra mijëra maqedonas dolën në rrugë të shtunën, duke protestuar kundër propozimit francez dhe duke thënë se etnia dhe gjuha e tyre nuk janë për debat. Protestuesit mbanin pankarta që akuzonin Bullgarinë për “etnocid”.

Në fjalën e tij, presidenti Pendarovski tha se vendimi për të pranuar propozimin e modifikuar francez nuk do të jetë as një triumf historik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për mendimin tim, bëhet fjalë për një kompromis kalimtar për një nga fazat e integrimit evropian, në të cilin janë tre elementë të rëndësishëm, prandaj propozimi, për mendimin tim, në këtë format është i pranueshëm në këtë fazë”, tha presidenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?