Përdorimi i telefonit në tualet rrit rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Teksa numri i rasteve të infeksioneve koronavirus kalon 200 persona në Mbretërinë e Bashkuar, mediat kanë bërë publike një tjetër këshillë për të ulur rrezikun e përhapjes së këtij virusi.

Sipas një studimi nga agjencia e marketingut Jellybean, të paktën 54% prej nesh marrin telefonat tanë celularë në tualet dhe luajmë me ta. Shkencëtarët aktualisht besojnë se COVID-19 mund të mbijetojë për nëntë orë ose më shumë në sipërfaqe të forta si plastike, metal, ose xhami i ekranit të telefonit tuaj celular.

Kështu që telefoni është një vend i përshtatshëm që virusi të përhapet tek ju teksa shkruani në një vend jo shumë të pastër. Profesori William Keevil, nga Universiteti i Southampton tha për Metro: “Ju mund të lani duart, por nëse filloni të prekni ekranin tuaj të smartphone dhe më pas prekni fytyrën tuaj dhe kjo është një rrugë e mundshme e infeksionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Larja e duarve tuaja për të paktën 20 sekonda disa herë në ditë është këshilla aktuale e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar. Por një zakon i keq që e bëjnë shumë prej nesh mund të zhbëjë gjithë atë kujdes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?