Përplasen bandat në Brazil, vriten 40 persona

Së paku, 40 të burgosur u gjetën të vdekur në disa burgje në veri të Brazilit, një ditë pasi 15 të burgosur u vranë në përleshjet midis bandave rivale në burg. Vdekjet e fundit që u raportuan në qytetin Manaus të Amazonës, duket se janë rezultat i asfiksimit, thanë autoritetet.

Sipas tyre, stafi i zbuloi viktimat gjatë inspektimeve rutinore në katër objekte të burgjeve të ndryshme. Një deklaratë nga Departamenti i Burgjeve në Amazona tha se 40 të burgosurit vdiqën të hënën vonë, kur policia humbi kontrollin e burgjeve. Policia më vonë e riktheu kontrollin.

Guvernatori lokal, Wilson Lima, e përshkroi situatën si “krizë”. Autoritetet dërguan një task forcë federale në Manaus, në përpjekje për të ndaluar dhunën. Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, u zotua se do të rifitojë kontrollin e burgjeve dhe tha se do të ndërtojë edhe më shumë burgje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?