FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasja botërore, Spanja aleate me Moskën, furnizon flotat ruse

Ministri i jashtëm spanjoll është shprehur se do të lejojë që luftanijet ruse të furnizohen me karburant në portin e Spanjës.

Artileria ruse prej ditësh po përshkon Mesdheun Lindor, me qëllimin për të arritur në Siri për të luftuar me rebelët sirianë.

Por ky vendim i Spanjës ka ngjallur kritika nga Sekretari i Natos Stoltenberg dhe nga shefi i flotës britanike Admiral West.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanja akuzohet për hipokrizi duke vepruar në këtë mënyrë pasi pak kohë më parë e akuzoi Rusinë për krime lufte në Siri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por është po vetë Spanja e cila ka lejuar që flota ruse të ndalojë dhe të furnizohet me ujë, ushqim dhe naftë.

Flota ruse e udhëhequr nga flota legjendare Kuznetsov do të hyjë në Ceuta, në bregun verior të Afrikës, do të kalojë në Gjibraltar, në Spanjë ku kufizohet me Marokun.

Edhe Ceuta është pjesë e BE, por statusi në Nato është i paqartë dhe që nga viti 2011 të paktën 11 luftanije ruse  janë ankoruar në këtë  zonë.

Spanja insiston se qëllimi i Rusisë në Cueta është tregtar.

Që prej kohës kur mediat britanike nisën të shkruajnë se flotat ruse po përshkojnë Mesdheun tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë shtuar. Nato është duke monitoruar me kujdes çdo lëvizje të flotave ruse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?