Piloti gjerman formon shiringën në qiell

Piloti gjerman Samy Kramer, ka krijuar një shiringë gjigante në qiell, duke fluturuar 200 kilometra duke kujtuar njerëzit për fillimin e fushatës së vaksinimit Covid-19 në Evropë.

Piloti 20-vjeçar përshkoi rrugën që do të duhej të ndiqte me një pajisje GPS përpara se të shkonte në qiellin afër Liqenit Konstancë në Gjermaninë Jugore.

“Ka ende shumë njerëz që kundërshtojnë vaksinimin dhe veprimi im mund të jetë një kujtesë për ta që të mendojnë për këtë, për të lëvizur gjërat”, tha Kramer për Reuters TV të dielën, duke shtuar se fluturimi i tij nuk duhet të kuptohet si një thirrje e drejtpërdrejtë për vaksinim.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ndoshta ishte edhe një shenjë gëzimi, sepse industria e aviacionit është goditur mjaft rëndë nga pandemia”, tha Kramer.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?