Plani i OPEC, Arabia Saudite: Do të reduktojmë inventarët e naftës

Ministri i Energjisë në Arabinë Saudite,  Khalid al-Falih,  tha se vendet anëtare të OPEC dhe prodhuesit e tjerë aleatë,  kanë rënë dakord për të ulur inventarët e naftës por shtoi se vendi i tij do t’i përgjigjet nevojave të tregut të “brishtë”. Gjatë takimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, Falih tha se është diskutuar mbi shkurtimin e prodhimit në gjysmën e dytë të vitit 2019, por shtoi se gjërat mund të ndryshojnë deri në Qershor.

Mendojmë se tregu është shumë i brishtë. Këtë e kemi parë vitin e kaluar pasi inventarët ishin sipër niveleve normalë kur ne rritëm prodhimin në pritje të sanksioneve që nuk ndodhën.   Ne preferojmë uljen graduale të inventarëve drejt niveleve normalë”, tha Khalid al-Falih,  Ministër i Energjisë në Arabinë Saudite.

OPEC, Rusia dhe vendet të tjera prodhuese të naftës, një aleancë që njihet si OPEC+,  ra dakord për të ulur prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë nga muaji Janar,  për një periudhë 6 mujore.  Eksportet e Iranit pritet të vazhdojnë rënien në Maj dhe dërgesat drejt Venezuelës mund të bien përsëri në javët e ardhshme për shkak të sanksioneve. Falih tha se kërkesa në Azi është rimëkëmbur, ndërsa ajo në Shtetet e Bashkuara për naftën arabe, ka rënë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?