Plazhi më i rrezikshëm në botë nga peshkaqenët

Plazhi i New Smyrna në Florida vazhdon të cilësohet nga ekspertët si një nga vendet ku ndodhi sulmet më të shpeshta nga peshkaqenët. Kjo gjë u konfirmua dhe në fundjavën e fundit ku u regjistruan 3 sulme nga grabitqarët e detit.

Dy të rinj sërfistë u sulmuan brenda 24 orëve në plazhin që ndodhet në Volusia County të Floridas dhe pas tyre dhe një i moshuar. Fatmirësisht të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët sqarojnë motivet e numrit të madh të peshkaqenëve në zonë me praninë e shumë peshqve në barrierën e plazhit New Smyrna që ata i ndjekin për t’u ushqyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tyre, sërfistët janë shumë mirë në dijeni për rreziqet në këtë plazh, por shkojnë aty për shkak të dallgëve që ata kërkojnë për të ushtruar sportin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?