Pompeo: SHBA mbështet veprimet turke të vetë-mbrojtjes në Siri

Shtetet e Bashkuara mbështesin veprimin ushtarak të Turqisë kundër ushtrisë siriane në Idlib, pasi e konsiderojnë atë si akt vetë-mbrojteje, tha sekretari amerikan i mbrojtjes Mike Pompeo.

“Ne mbështesim aleatin tonë të NATOs, Turqinë, pas sulmeve që sollën vdekjen e disa ushtarakëve turkë në një pikë observimi të përdorur në përpjekjet e uljes së konfrontimeve dhe mbështesin veprimet e justifikuara të vetëmbrojtjes së Turqisë në kundërpërgjigje të saj”, tha Pompeo.

Ai më tej fajësoi forcat siriane për përshkallëzimin e dhunës në Idlib duke komentuar se një goditje mortake ka goditur më 3 shkurt pikën turke të observimit ku u shkaktuan disa viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata erdhi një ditë pasi pesë ushtarë turkë u vranë nga goditjet e artilerisë sirianë në Idlib, për çka Turqia ka thënë se do të hakmerret.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më parë Ankaraja ka akuzuar damaskun se ka shkelur marrveshjen Rusi-Turqi për uljen e tensioneve në Idlib, por Siria ka mbrojtur të drejtën e saj për kundërpërgjigje ndaj sulmeve militante.

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?